17/02/2026

Guardiola: Gara për titull nuk ka mbaruar ende

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Gara për titullin e kampionit të Anglisë nuk ka përfunduar, ka thënë trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola edhe pas fitores bindëse ndaj Arsenalit me rezultat 4-1.

Pavarësisht humbjes, Topçinjtë janë ende në epërsi, por avantazhi i qytetarëve është se tani janë vetëm dy pikë pas dhe kanë dy ndeshje më pak të zhvilluara.

“Njerëzit thonë se ka mbaruar, por jo. Do të përfundojë kur të përfundojë. Kemi edhe shtatë ndeshje, duhet të luajmë lojën tonë. Tani kemi një vizitë te Fulhami i shkëlqyer”.

“Jemi në lojë dhe të gjithë po luftojnë për diçka. Fulham ka një stadium të veçantë dhe një ekip të organizuar. Ne nuk do të marrim asgjë si të mirëqenë”, ka thënë fillimisht Guardiola.

Ai tutje u ankua te orari i shpeshtë, ku skuadra e tij luanë pothuajse çdo tri ditë për 11 muaj./telegrafi

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...