30/10/2025

Kuvajti shpërndan sërish parlamentin me dekret mbretëror

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Kuvajti ka shpërndarë parlamentin me dekret mbretëror, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve KUNA, pas mbledhjes së kabinetit, ministrat miratuan dekretin për shpërndarjen e parlamentit.

Në muajin mars, Gjykata Kushtetuese e Kuvajtit anuloi zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar dhe riktheu parlamentin e mëparshëm.

Opozita fitoi shumicën në zgjedhjet e shtatorit të vitit 2022, pasi fitoi 28 ulëse në asamblenë 50-anëtarëshe, por gjykata vendosi se votimi ishte i pavlefshëm dhe se asambleja e mëparshme duhet të rikthehet.

Parlamenti i vitit 2020 u shpërnda me një dekret nga Princi i Kurorës, Sheikh Meshal al-Ahmad al-Jaber al-Sabah në vitin 2022 mes një mosmarrëveshjeje midis qeverisë dhe asamblesë së mëparshme./mesazhi

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...