Qëndrime të kundërta për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, pati në takimin e djeshëm që u mbajt në Bruksel. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se nuk e pranon draft-statutin e prezantuar, pasi nuk është në pajtueshmëri me Kushtetutën e Kosovës.
Lidhur me këtë çështje ka folur nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri. Haziri në një intervistë për “Përballje” në Telegrafi.com me kryeradaktorin Muhamet Hajrullahu, ka thënë se ekipi i Kosovës për interes të Kosovës i ka prezantuar kryeministrit me ndërmjetësim ndërkombëtar dhe në prani të Serbisë, draft-statutin e Asociacionit dhe ky është dështim total.
“Veprimi është i vonshëm, kjo ka mundur të ndodhte para një viti që të shkarkohet ekipi menagjues sepse Kurti më shumë e një vit nuk ka marrë pjesë në dialog duke mos e trajtuar si prioritet. Elefanti në dhomë është statuti i Asociacionit dhe është dashur të pres që kjo do të ndodh herët a vonë”, ka thënë Haziri.
Ai shtoi se as Qeveria e as Presidentja nuk kanë mandat me propozu draft për Asociacionin.
“S’ka mandat me propozua, kjo është lojë politike. Dalja e presidentes që na duhet me shku me dokument është lojë politike. Ekipi menaxhues e ka mandatin për propozim të draft-statutit askush tjetër”, tha Haziri.
Haziri ka shtuar se ekipi menaxhues që propozohet nga përfaqësuesit e komunitetit serb në këtë rast i bie që ministri i komuniteteve është sponsor i propozimit të ekipit, miratohet nga ana e Qeverisë dhe si i tillë ka termat e punës dhe mandatin.
“Ata duhet të punojnë në mënyrë të pavarur bazuar në marrëveshjen e vitit 2015. Ky draft duhet të punohet për interes të qytetarëve në Kosovë dhe duhet ti respekton marrëveshjet, nuk mund të bëjë listë dëshirash të punoj jashtë kornizave të marrëveshjes, ky dokument pastaj i propozohet ndërmjetësit ndërkombëtar që ta nxjerrë para palëve siç ka ndodhur dje, por e keqja në këtë rast dje është se në Kosovë ka pasur shkëputje, nuk e ka dit askush as përbërjen deri vonë./indeksonline