Abdullah Klinaku, jurist dhe drejtues i emisionit “Debat i Lirë” pranë RTI-së, në një analizë politike në tëvë1 deklaroi se; “Konsideroj që situata politike në përgjithësi në rendin global është e favorshme për Kosovën dhe të njëjtën kohë është njëfarë motivacioni për shtetet mike të Kosovës, që duke dhënë maksimumin për zgjedhjen e problemit me Serbinë, të cilën e ka Kosova për gjithë këto vite dhe përkundër shumë dialogimeve që janë bërë, nuk ka pasur mundësi t’i jepet një epilog këtij dialogu”. Sipas tij, i gjithë presioni që është duke u bërë është në favor të Kosovës. Ai thotë se ky momentum duhet të jetë i shfrytëzueshëm maksimalisht nga Kosova. “I gjithë ky presion që është duke u bërë është në favor të Kosovës në kuptimin e rrethanave globale. Është një momentum i përshtatshëm dhe ky momentum duhet të jetë i shfrytëzueshëm maksimalisht nga ne”, theksoi Klinaku. “Ndaj Kosovës do të ketë një presion sa i përket çështjes së Asociacionit, një presion më të theksuar. Ndërsa, sa i përket Serbisë ka mundësi që të arrihet një marrëveshje e cila arrin një farë paqe stabiliteti me Kosovën në kuptimin të integrimit njohjet nga shtetet e tjera dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, por që juridikisht besoj që Serbia edhe më marrëveshje finale nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës. Pra ka mundësi që t’i hapet rrugë për integrim të Kosovës por që të mos arrihet qëllimi final nga kjo marrëveshje”, tha Klinaku. Ai tha se Serbia nuk është e interesuar për të arritur një marrëveshje në dialog. Turqia është një prej aleatëve me interesin më të madh për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, Bosnjës dhe Sanxhakut. Sipas tij, nga Turqia mund të ushtrohet presion e të lehtësohet procesi i marrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë. “Besoj që mund të ushtrohet presioni, ku edhe të lehtësohet procesi i marrëveshjeve të mundshme… Turqia është një prej aleatëve më të fuqishëm dhe të besueshëm dhe me interesin më të madh për t’u zgjidhur çështja e Kosovës por edhe çështja e Bosnjës dhe Sanxhakut e cila herë pas here shkelen liritë e të drejtave të njeriut në atë pjesë prej Serbisë”, deklaroi Klinaku.
Abdullah Klinaku : Është momentum i mirë për Kosovën dhe Turqia mund të ndihmojë dialogun
