08/07/2025

Rohde: Statuti i Asociacionit të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se çfarëdo lloj Statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

“Jemi shumë larg në kuptimin e natyrës së Asociacionit, megjithatë Gjermania do të vazhdojë të mbështes implementimin e plotë të gjitha marrëveshjeve që janë pranuar dhe nënshkruar në Bruksel. Por, po ashtu që të mbështesim Kosovën. Gjithmonë e kemi thënë se çfarë do lloj statuti duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”, tha Rohde për RTK.

Sipas tij, politikanët duhet të punojnë të realizmin e atyre marrëveshjeve në mënyrë që të arrihet që të gjithë e duam, stabiliteti dhe paqja.

“Tani kemi një situatë kur ende kemi struktura paralele, i gjithë qëllimi i Asociacionit që të sjellë strukturat paralele, në kuadër të legjislacionit të Kosovës”, theksoi ai./telegrafi

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...