Barometri i Euronews Albania ka publikuar së fundmi rezultatin për zgjedhjet lokale të Bashkisë së Tiranës.
Sipas Barometrit, Erion Veliaj i Partisë Socialiste do të marrë 54.4 për qind të votave (marzhi i gabimit të sondazhit është +/- 2 për qind), Belind Këlliçi nga koalicioni Bashkë Fitojmë do të marrë 37.1 për qind të votave (marzhi i gabimit +/-2 për qind), Roland Bejko i Partisë Demokratike do të marrë 3.8 për qind të votave (marzhi i gabimit +/- 1.5 për qind), Arlind Qori i Lëvizjes Bashkë do të marrë 2.6 për qind të votave (marzhi i gabimit të sondazhit është +/-1.5 për qind), dhe Lajla Përnaska nga PDIU do të marrë 2.1 për qind të votave (marzhi i gabimit +/- 1.5 për qind).
Nuk ka të dhëna për kandidatin e Frontit të Majtë, Marko Dajti.
Prirja e votës: Për kë do të votoni në zgjedhjet e 14 majit?
Kjo është pyetja që iu është drejtuar kryeqytetasve nga Barometri final në Euronews Albania.
43.4 për qind janë shprehur se do të votojnë Erion Veliajn, 29.6 për qind do të votojnë Belind Këlliçin, 3 për qind e tyre do të votojnë Roland Bejkon, 2.1 për qind do të votojnë Arlind Qorin dhe 1.7 për qind e kryeqytetasve janë shprehur se do të votojnë Lajla Përnaskën.
7.9 për qind e qytetarëve janë shprehur se nuk do të votojnë në zgjedhjet e 14 majit, 11.4 për qind nuk kanë vendosur ende se kë do të votojnë dhe 0.9 për qind e tyre janë shprehur “nuk e di”./telegrafi






