Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në 24 orët e fundit janë shënuar 6 raste të reja me coronavirus në Kosovë, nga 131 testime të bëra.
MSH po ashtu njofton se në këtë periudhë raportuese janë shëruar 72 persona, ndërkaq në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 241.
Në 24 orët e fundit nuk është dhënë asnjë dozë e vaksinës, ndërsa nga fillimi i këtij procesi janë administruar 1,835,791 doza të vaksinës.