Me përgjegjësi pohojmë, se nuk është shkelur sistemi i sigurisë së qumështit dhe prodhimeve të qumështit. Krahas analizave laboratorike, në zbatim të Urdhrit vjetor për mbrojtje shëndetësore të kafshëve për këtë vit, si pjesë e programeve shumëvjeçare për kontroll dhe çrrënjosje të sëmundjeve te kafshët, duke e përfshirë edhe brucelozën, bëhen edhe kontrolle klinike.
Testet laboratorike janë vetëm një nga metodat për të vërtetuar gjendjen shëndetësore të kafshëve në ferma, Ky është reagimi i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari pasi Cvetan Tripunovski nga OBRM-PDUKM ka njoftuar se nuk është zbatuar furnizim publik për testim laboratorik të sëmundjes së brucelozës.
“Kontrollin primar të statusit shëndetësor të kafshëve në ferma e kanë blegtorët dhe ata mbajnë llogari për këtë. E respektoj obligimin ligjor që çdo ndryshim në statusin shëndetësor të kafshëve ta paraqesin te shoqatat veterinare ose veterinarët zyrtarë./telegrafi






