Policia e Kosovës ka realizuar sot një operacion në disa rajone të ndryshme të Kosovës.
“Policia e Kosovës, me njësitet e saj relevante ka realizuar një operacion policor, në disa rajone/lokacione të ndryshme, me qëllim të hetimit dhe parandalimit të veprimtarive kriminale”, ka thënë Kelani.
Ai nuk ka dhënë detaje tjera duke u shprehur se “pas përfundimit të veprimeve policore, pritet të jepen informacione shtesë”.
Ndërkaq në media është raportuar se operacioni është zhvilluar në Gllarevë të Klinës dhe se janë konfiskuar substanca narkotike. /Telegrafi/






