06/07/2025

30 të lënduar në aksidentin e rëndë në Vragoli, Policia jep detaje

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur edhe sot në rrugën nacionale Prishtinë – Pejë, saktësisht në fshatin Vragoli, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar një numër i madh i personave, raporton Gazeta Sinjali.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, ka bërë me dije se kanë pësuar lëndime 30 persona, teksa në vendngjarje po qëndrojnë të gjitha njësitë relevante.

“Në ora 15:50, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Vragoli). Në aksident është përfshirë një autobus me targa të huaja, një kamion me targa vendore dhe një veturë po ashtu me targa vendore. Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vend-ngjarje. Si pasojë e aksidentit 30 persona që kanë pësuar lëndime”, ka thënë Krasniqi./sinjali

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...