06/07/2025

Edhe me një lojtar më pak Milani merr fitore ndaj Sampdorias

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Milani ka shënuar fitore ndaj Sampdorias si mysafir me rezultat 2-1 në kuadër të javës së gjashtë në Seria A.

Kampioni aktual e nisi shumë mirë ndeshjen duke shënuar që në rastin e parë.

Zhvillohej minuta e gjashtë kur Rafael Leao asistoi te Junior Messias që shënoi për 1-0.

Milani shënoi edhe një herë në pjesën e parë, por goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Me të filluar pjesa e dytë kuqezinjtë mbetën me dhjetë lojtarë, pasi Leao mori katonin e dytë të verdhë.

Filip Djuricic barazoi shifrat në minutën e 57-të pas një asistimi nga Tommaso Augello (1-1).

Milani fitoi penallti në minutën e 67-të, pasi Gonzalo Villar luajti me dorë në zonë.

Giroud arriti ta mposht Emil Auderon nga pika e bardhë për 2-1.

Sampdoria kishte disa raste për të barazuar me Manolo Gabbiadinin, por nuk ia arriri qëllimin.

Milani ka 14 pikë deri më tani pas gjashtë ndeshjeve, ndërsa Samp është ende pa fitore me dy pikë në fund.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...