Përfundoi votimi në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Turqisë, ku qytetarët mund të votojnë për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen më 28 maj.
Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan ndau një njoftim për votuesit jashtë vendit që votuan në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.
“Procesi i votimit jashtë vendit që ka nisur më 20 maj ka përfunduar. Dëshiroj të falënderoj secilin nga vëllezërit e mi që votuan, duke reflektuar vullnetin e tyre dhe që përfaqësojnë me krenari kombin tonë në gjithë botën, edhe pse janë larg atdheut të tyre”, tha Erdoğan.
Qytetarët në pikat kufitare dhe aeroporte do të mund të votojnë deri në mbylljen e vendvotimeve të rregullta, të dielën, më 28 maj, deri në orën 17:00.
“U bëj thirrje qytetarëve tanë, të cilët nuk kanë mundur të votojnë, ta shfrytëzojnë këtë mundësi”, tha presidenti turk./TRTWORLD






