Grupe kriminale në Zveçan po vazhdojnë sjelljet e dhunshme ndaj ekipeve të mediave kosovare dhe atyre nga Shqipëria.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës njofton se deri tani janë thyer disa vetura të mediave, transmeton Telegrafi.
“Kjo situatë me të cilën po përballën gazetarët është tejet shqetësuese, dhe po rëndohet çdo herë e më shumë, pasi ata po vazhdojnë të jenë target i protestuesve serbë”, thuhet në njoftimin e AGK-së.
Tensione në veri ka pasur që nga dita e premte, serbët janë duke kundërshtuar kryetarët e rinj shqiptarë të vazhdojnë punën në objektet komunale.
Ata kanë sulmuar ushtarët e KFOR-it, si dhe mediat duke ua djegur veturat. Nga zhvillimet e së hënës mbetën të plagosur 30 ushtarë të KFOR-it.
KFOR në reagimin e bërë për media ka kërkuar të mos përshkallëzohet më tej situata si dhe Kosova dhe Serbia të marrin përgjegjësinë për atë që ka ndodhur në veri.