21/12/2024

Sulmohet me granata dore objekti i Komunës së Mitrovicës së Veriut

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Policia e Kosovës ka njoftuar se objekti i Komunës së Mitrovicës është sulmuar me granata dore është mbrëmë në orët e vona. Si pasojë e këtij sulmi, dy vetura të Policisë së Kosovës që ndodheshin afër këtij objekti janë dëmtuar.

“Bazuar në informatat zyrtare dyshohet se në oborrin e objektit komunal në Mitrovicë Veri, afër hyrjes së objektit është hedhur një mjet shpërthyes, i cili dyshohet të ketë qenë granat dore, me ç’rast ka shkaktuar disa dëme materiale në veturat zyrtare” – ka thënë zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.

Ai ka treguar se nuk raportohet për lëndime në njerëz, përveç dëmeve materiale të shkaktuara në dy vetura zyrtare të policisë.

Tutje Kelani ka thënë se në konsultim me prokurorin kompetent është iniciuar rasti, “kryerja e veprës terroriste”.

Kelani ka njoftuar se Policia e Kosovës do të vazhdojë të angazhohet në ofrim të sigurisë dhe parandalim të akteve të tilla kriminale ndaj zyrtarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...