22/12/2024

Jasharaj paralajmëron “grevë të heshtur”, i frikësohet largimit masiv të mësimdhënësve

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Ndonëse arsimi në vend u përballë me grevë disa muajshe, kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës (SBAShK), Rrahman Jasharaj, po paralajmëron një tjetër “grevë”. Por kësaj radhe, ajo po quhet “grevë e heshtur”.

“Greva e heshtur” sipas Jasharajt nënkupton mungesën e vullnetit të mësimdhënësve për shkak të pakënaqësive me Ligjin e Pagave.

Ai ka thënë për Ekonomia Online se mësimdhënësit po humbin kohë duke u munduar ta gjejnë fajtorin për situatën aktuale.

Thotë se kolegët e tij janë lënduar kanë pritur diçka tjetër.

 

 

“… kurdo herë kur kam punuar në shkollë, kur diçka bëhej dhe punëtorët e arsimit nuk ishin të kënaqur, vinte në shprehje ajo që e quaj ‘grevë e heshtur’, ngase zgjidhja binte për të shkuar në klasë ndërsa mësimdhënësit në sallën e arsimtarëve i humbnin edhe ca minuta duke debatuar dhe duke kërkuar fajtorin, herë e gjuanin tek qeveria komunale e herë të qeveria qendrore dhe kjo i humbte minutat e orës që duheshin mbajtur e aq më shumë ‘greva e heshtur’ nënkupton kur njerëzit kanë pritur më shumë, në këtë rast nga Ligji i Pagave, kanë pritur edhe punëtorët e arsimit që nga çerdhet e në Universitet shumë më tepër dhe të zhgënjyer ata shkojnë në klasë, por nuk jam i sigurt se e japin maksimumin e mundur sepse njerëzit e zhgënjyer, njerëzit e lënduar kanë pritur diçka tjetër, dhe të presësh diçka tjetër dhe të mos u jepet nga Qeveria, ata vetvetiu e humbin atë freskinë, atë elanin për të dhënë 100 për qind nga vetja por punojnë të dëshpëruar dhe kur njeriu është i dëshpëruar frytet e punës janë shumë më të vogla”, ka thënë Jasharaj.

Sipas Jasharajt, pakënaqësia është edhe në institucione tjera. Rreziku tjetër sipas tij është edhe largimi i mësimdhënësve jashtë shtetit. Thotë se mësimdhënësit po e marrin një vit pushim pa pagesë, që nënkupton mundësin e largimit nga shteti.

“Pra kjo është ‘greva e heshtur’ që e dëmton jo vetëm sektorin e arsimit, por unë jam e sigurt se edhe po biseduam me policët që e kanë më të vështirë të shprehen sepse sanksionohen edhe me ligjin e grevave, por edhe mjekët po shihet njëri pas tjetrit po na dalin jashtë dhe ne do mbesim pa mjekë shqiptarë, pa personel shëndetësorë shqiptarë, pastaj dogana dhe të gjithë. Po të dilte Kurti me njerëzit e tij, jo me kërcënime, por të bisedonte thjesht me popullin e vetë, do të shihte se situata është tmerrësisht e keqe, do e shihte se edhe njerëzit që janë punësuar ne po marrim informacione se veç kanë filluar kolegët e mi të marrin pushim nga një vit pa pagesë, dhe këtë unë e lexoj se do të shkojnë jashtë, po u rehatuan jashtë ata nuk do i kthehen më sistemit arsimor, dhe po u bë veti, dukuri kjo, ne për një vit a dy do mbesim pa kuadro”, u shpreh ai.

Teksa ka folur për largimin e profesionistëve nga Kosova, Jasharaj i frikësohet mundësisë për mungesë kuadri në arsim. Ai thotë se arsimi nuk mund të zëvendësohet me të huajt.

Frika ime është se edhe kuadri i ri që del, kur e sheh se në arsim ardhmëria e familjes së tij me pagën në arsim nuk është fort e sigurt, dhe se ai me pagën që e merr nuk do t’i dalë t’i mbështesë fëmijët e tij nesër, ai edhe nëse nuk shkon jashtë do të shikojë të punësohet në sektorin privat ngase sektori privat, zotëri Azemi po e thotë vazhdimisht edhe pak ditë do mbetet pa punëtorë. Sepse punëtorët nuk punojnë me pagat që i kanë këtu në Kosovë por shkojnë jashtë sepse pagat janë shumë më të mëdha. Do të thotë do të bëhet një zinxhir i mungesave dhe po them në mënyrë figurative, ndoshta në sektorë të tjerë do mund të zëvendësohen disi, në media jo, në polici jo, sepse neve na duhen djelmosha dhe vajza tona ta mbrojnë Kosovën, edhe në arsim, edhe po patëm miliarda neve nuk marrim dot mësues nga Greqia apo nga Gjermania sepse këta fëmijë janë shqiptarë dhe e duan mësuesin në gjuhën shqipe”, thotë Jasharaj.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...