27/12/2024

Pacientët në Kardiokirurgji presin me orë për koronarografi, stafi nuk duket gjëkundi

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Pushimet kanë filluar. E si duhet dhe stafi mjekësor i Klinikës së Kardiokirurgjisë në QKUK , ka shkuar në pushim. Pacientët të cilët në orët e hershme të mëngjesit, kanë shkuar në Kardiokirurgji për të bërë koronarografi, vazhdojnë të presin me orë të tëra, pa asnjë sqarim.
Njëra nga pacientet e cila që nga ora 7:00 e mëngjesit, është duke pritur në Klinikë për koronarografi, tha për “Indeksonline “, se janë duke pritur pasi punëtorët të cilët duhet t’i regjistrojnë pacientët, nuk gjenden në vendin e punës.

“Që tri orë jemi duke prit në Kardiokirurgji në QKUK , për koronarografi. Kemi ardhur këtu në ora 07:00 të mëngjesit. Pranimi i pacientëve zakonisht bëhet prej 7 deri 7.30, por nuk ka asnjë punëtor në shalter, askush s’pergjigjet prej repartit. Tmerr është këtu. Ende as nuk janë regjistru pacientët në pranim, pasi që këtu nuk është askush dhe se nuk po kemi as me kënd të flasim”, tha ajo.

Katër pacientë të cilët i kanë caktuar terminet muaj më parë, që sot të bëjnë koronarografi, vazhdojnë të qëndrojnë në klinikë, në pritje se ndoshta gjatë ditës dikush nga stafi do të merret me ta.

E si duket pritjet e gjata në këtë klinikë janë normale. Pas tri ore pritje, nga stafi i klinikës u është thënë pacienteve se pritje të tilla bëhen çdo ditë dhe se kjo është diçka shumë e zakonshme dhe normale për ta./Indeksonline/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...