Komuna e Prishtinës ka lidhur kontratë me një studio lokale të arkitekturës për hartimin e projektit kryesor për ndërtimin e një nënkalimi në kryqëzimin mes rrugëve Agim Ramadani dhe Ibrahim Lutfiu.
Së shpejti një tunel do t’i lidhë këto dy rrugë. Qeverisja e Përparim Ramës tashmë e ka shpërblyer me kontratë 184 mijë euro kompaninë “3D- Project” për hartimin e projektit.