Zëdhënësja e aeroportit ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, Valentina Gara, ka thënë se vetëm gjatë muajit korrik janë procesuar rreth 400 mijë udhëtarë, duke bërë një rekord të ri në historinë e fluturimit.
Gara ka theksuar se dy vendet e para ardhje-vajtje të udhëtarëve përfshijnë shtetet si Zvicra me 40% dhe Gjermania me 30%, e pastaj edhe Turqia, Austria, si dhe vendet e tjera, raporton dukagjini.
“Arsyeja kryesore e kësaj rritje të udhëtarëve janë bashkatdhetarët tanë që jetojnë në vendet evropiane”, ka theksuar tutje Gara.
Sa i përket kapacitetit të hapësirave dhe infrastrukturave, Gara ka thënë se aeroporti ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka kapacitet prej 3.5 deri në 4 milionë udhëtarë dhe që presin që deri në fund të këtij viti të vazhdohet me numër rekord të udhëtarëve, si dhe fluturimeve.