20/06/2025

Edhe pesë shkolla e nisin sot mësimin në Gjakovë

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Pesë shkolla në Komunën e Gjakovës e kanë filluar zyrtarisht mësimin nga sot.

Në njoftimin e Drejtorisë së Arsimit të kësaj komune thuhet se ata kanë marrë njoftim nga drejtorët e këtyre shkollave se janë të gatshëm për rifillimn e vitit të ri shkollor.

Shkollat që do të fillojnë mësimin janë shkolla fillore “Mustafa Bakija”, ShFMU ” Fehmi Agani” cikli i ulët, ShFMU ” Emin Duraku” cikli i ulët, ShMU ” Yll Morina” pjesërisht si dhe ShFMU ” Fan S.Noli” fshati Dujakë”.

Në këtë qytet nga dje po ashtu mësimin e ka zhvilluar edhe shkolla fillore “Kelmend Rizvanolli”. Po ashtu nga dita e hënë pesë mësues të shkollës fillore “Mustafa Bakia” kanë nisur mësimin.

Mësueset që kanë nisur mësimin, thanë se kanë qenë në pritje se në takimin e kryetarit të grevistëve, Rrahman Jasharajt, e kryeministrit, Albin Kurtit, do të ketë vendim për ndërprerje të grevës, dhe kur diçka e tillë nuk ndodhi, e thyen grevën.

Prindërit dhe nxënësit u shprehën të lumtur për kthimin në shkollë.

Nga drejtuesit e SBASHK-ut në Gjakovë, thanë se nuk kanë marrë ndonjë arsyetim nga mësimdhënësit që e ndërprenë grevën, por nuk mohuan se mungesa e një marrëveshje gjatë së martës ka ngritur pakënaqësitë tek grevistët.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...