07/07/2025

Duke konfirmuar neutralitetin në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, zëdhënësi i BE-së thekson se institucionet e Brukselit e vlerësojnë angazhimin e palëve në dialog “në bazë të meritave të tyre individuale dhe raporteve para shteteve anëtare”. “BE-ja u ka dërguar kërkesa të dyja palëve për të zgjidhur tensionet aktuale dhe për të mundësuar vazhdimin e procesit të normalizimit. Bashkimi Evropian po monitoron me kujdes nëse Serbia i përmbush kërkesat e saj dhe është e gatshme të marrë masa në rast të mosrespektimit të këtyre kërkesave”, tha tutje Stano. Në muaj qershor Brukseli vendosi masa ndaj Qeverisë së Kosovës për shkak të mospërmbushjes së kërkesave ndërkombëtare lidhur me shpërkallëzimin e situatës në veri të vendit. Një muaj më vonë Kosova pranoi të ndërmarrë disa hapa, të cilat Brukseli i vlerësoi si “hap në drejtimin e duhur”, por thuhet se masat do të hiqen vetëm kur të plotësohen të gjitha kërkesat. /GazetaSinjali/

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Një ditë pas vrasjes në Klinë, personi që dyshohet se kreu këtë vepër penale, Tush Frroku vazhdon të jetë në arrati.

Policia i ra në gjurmë deri në fshatin e tij të lindjes, Kosh të Istogut, ku edhe i dyshuari e la veturën që ia mori një qytetari nën kërcënim të armës.

Për gjetjen e tij, Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët duke e publikuar edhe fotografinë e tij, ndërsa Prokuroria Themelore e Pejës ka angazhuar edhe dronë, transmeton ATV.

Motivet e vrasjes, sipas Policisë, ende nuk dihen. Viktima dhe i dyshuari ishin familjarë.

Lokali në qendër të Klinës ku ndodhi rasti ishte i mbyllur të martën.

Rreth orës 16:40, të hënën, dyshohet se 48-vjeçari Frrokaj pasi futet në lokal, gjuan me armë në drejtim të viktimës dhe largohet nga vendi i ngjarjes.

Viktima nuk kishe arritur t’iu mbijetojë plagëve të marra dhe vdekja e A.P. u konstatua në Spitalin e Pejës.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...