26/12/2024

​Ende ka nxënës pa libra në Prishtinë, 325 aplikime për subvencionim të çerdheve private

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Mësimi ka filluar tash e një muaj por mungesa e librave dhe subvencionimi i prindërve, ende nuk është përmbushur në Komunën e Prishtinës, derisa janë 325 prindër që kanë aplikuar për subvencionimin m

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati në një intervistë për KosovaPress, ka treguar se furnizimi me libra këtë vit ka qenë shumë i dobët, derisa thekson se ende ka nxënës të cilët po mbajnë mësim pa libra.

Ajo tha se shpreson që vitin e ardhshëm të mos përsëritet kjo procedurë sepse nuk është aspak në favor të prindërve dhe nxënësve.

“Fatkeqësisht edhe ky vit shkollor filloi me një dramë tjetër, kësaj radhe nuk kishim të bëjmë me grevën, por me mungesën e teksteve shkollore. Filloj me vonesa të ndryshme sa i përket furnizimit me libra të klasave një deri pesë dhe të gjashtë deri nëntë. Ishte një fatkeqësi e madhe sepse humbëm shumë orë mësimore për shkak të furnizimit me librave. Subvencionimi i prindërve nuk ndodhi në kohë reale dhe rrjedhimisht blerja e librave u vonua shumë, ka raste ende nuk janë blerë libra dhe furnizimi me libra ka qenë shumë i dobët… Sepse vendimi i ministrisë doli që të ishte jo shumë në favor të familjeve, sepse shumica e librave ishin të mbushura dhe prindërit, u detyruan prapë se prapë të bëjnë blerje të fletoreve të punës dhe disa librave, sepse ose mungonin ose ishin në gjendje të shkatërruar, kështu që me vonës filloj procesi mësimor, por po shpresojmë që gjatë javëve në vijim do të plotësohen sepse kemi informacion se ende nuk janë kompletuar gjithsej” tha Musmurati.

 

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...