21/12/2024

Ushtarët britanikë të KFOR-it nisin patrullimin përgjatë vijës kufitare

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka bërë të ditur se ushtarët britanikë nga Forca Rezervë Strategjike të Aleancës po kryejnë patrulla përgjatë vijës kufitare në veri.

Gjithashtu, në njoftim thuhet se ushtarët ofrojnë mjete inxhinierie për të ndihmuar në përmirësimin e sigurisë në një shkollë lokale në Kosovë, transmeton Telegrafi.

“Njësia u mobilizua pas tensioneve të shtuara në Kosovë, në mënyrë që të sigurojë aftësinë e KFOR-it për të përmbushur mandatin e tij për ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Ndryshe, para disa ditësh, misioni paqeruajtës i NATO-së në Kosovë, KFOR, kishte njoftuar se një kontingjent prej 200 ushtarësh britanikë nga Batalioni i Parë i Regjimentit Mbretëror të Princeshës së Uellsit dhe më shumë se 130 trupa shtesë nga Rumania kanë arritur në Kosovë dhe iu bashkuan kontingjentit të Britanisë së Madhe.

“Dislokimi vjen pas sulmit të dhunshëm ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator dhe rritjes së tensioneve në rajon për të përmirësuar praninë e KFOR-it në veri të Kosovës dhe patrullimin përgjatë vijës kufitare administrative”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Sipas KFOR-it, shtimi i trupave të KFOR-it “bazohet në një kërkesë të Komandantit Suprem të Aleatëve të NATO-s në Evropë dhe u miratua nga Aleatët në Këshillin e Atlantikut të Veriut si një hap i kujdesshëm për të siguruar që KFOR-i të ketë forcat që i nevojiten për të përmbushur mandatin e tij të OKB-së për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë”. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...