10/03/2025

Taktikat e Putinit po i përdor Sërbia-thotë Kurti në Greqi

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Kryeministri Kurti po qëndron në Greqi, ku mori pjesë në panelin diskutues të organizuar nga The Economist, me temë “Thellimi i Solidaritetit: Si mundet Evropa të dalë më e fuqishme nga trazirat aktuale gjeopolitike?”

Kurti prezantoi dhe realitetin në Kosovë dhe shtoi se “demokracia është një realitet konkret për ne, por po ashtu janë edhe kërcënimet e paraqitura nga autokracitë, kryesisht Serbia, e ndihmuar dukshëm nga aleanca e saj me Putinin”.

Kurti shtoi se përtej çështjeve historike, rajoni verior i Kosovës, është shfrytëzuar si qendër për trafikun e drogës, kontrabandën e armëve dhe minierat e kriptomonedhave.

Kryeministri më tej u shpreh se për të garantuar sigurinë e Evropës në të ardhmen, është e domosdoshme që institucionet evropiane të mbyllin boshllëqet që u mundësojnë autoritarëve të nxisin akte agresioni dhe të bëjnë luftë kundër demokracive evropiane dhe vlerave të tyre.

“Çdo dobësi që mbetet e hapur është e sigurt se do të shfrytëzohet për të minuar funksionimin e duhur të sistemeve tona demokratike”, tha ai. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...