Greva e minatorëve të Trepçës ka hyrë në ditën e katërt . E gjendja e minatorëve , çdo ditë e më shumë po rëndohet.
Sot tre minatorëve grevist, iu është përkeqësuar gjendja dhe se janë dërguar në Emergjencën e qytetit të Mitrovicës, për trajtim mjekësor.
Kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Ibrahim Jonuzi ka thënë për “Indeksonline” se tre minatorët janë në gjendje të rëndë.
“I është përkeqësuar gjendja e tre minatorëve, të cilët janë në gjendje të rëndë“, ka thënë ai.
Por edhe përkundër kësaj minatorët e “Trepçës”, do të vazhdojnë grevën, me kërkesat si realizimi i pagave me kohë, shkarkimi i menaxhmentit si dhe sigurim shëndetësor. /Indeksonline/