Një 19 vjeçar nga Abria e Epërme, Adrian Hysenaj ka ndërruar jetë në Kroaci pas një aksidenti.
Rasti ka ndodhur të hënën, ndërsa është bërë e ditur nga familjarët e tij përmes rrjeteve sociale.
Në njoftimin e familjarëve bëhet e ditur se varrimi i të ndjerit do të bëhet në Rijek të Kroacisë për arsye se familja e ngushtë jeton atje.
Ndërsa e pamja mbahet në fshatin Abri e Epërme.