22/12/2024

Sigurim shëndetësor do të kenë ushtarët që shërbejnë jashtë vendit

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, njoftoi të martën se kanë rregulluar çështjen e sigurimit shëndetësor për secilin ushtar që shërben jashtë vendit.

Kjo tha se është bërë e mundur me miratimin e Ligjit për Dërgimin e Forcës së Sigurisë Jashtë Vendit.

Me miratimin e këtij ligji Mehaj bëri të ditur se gjithashtu kanë krijuar bazën ligjore përmes së cilës rregullohen procedurat e dërgimit dhe tërheqjes së ushtarëve në operacione ndërkombëtare humanitare, misione paqeruajtëse, stërvitje dhe ushtrime të tjera ushtarake përkrah shteteve partnere.

“Mirëqenia dhe përgatitja profesionale e Ushtrisë të Republikës së Kosovës është objekti ynë. Si asnjëherë më parë ushtarakët tanë kanë marrë pjesë në qindra misione jashtë vendit, tani me miratimin e Ligjit për Dërgimin e Forcës së Sigurisë Jashtë Vendit kemi krijuar dhe bazën ligjore përmes së cilës rregullohen procedurat e dërgimit dhe tërheqjes së ushtarëve tanë në operacione ndërkombëtare humanitare, misione paqeruajtëse, stërvitje dhe ushtrime të tjera ushtarake përkrah shteteve partnere, e po ashtu kemi rregulluar dhe çështjen e sigurimit shëndetësor për secilin ushtar në shërbim jashtë vendit, si dhe përkujdesin ndaj familjes së tyre përgjatë misionit”, shkroi ai në Facebook.

Në fund tha se “bashkë jemi të përkushtuar për të mbushur të gjitha standardet për të qenë shtet anëtar i NATO-s”.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...