23/12/2024

Franca është e interesuar të përforcojë lidhjet me Kosovën thotë ambasadorja Butel

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Qeveria e Kosovës njoftoi të martën se kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim lamtumirës ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie Christine Butel.

Në këtë takim të fundit gjatë mandatit të saj, bëhet e ditur se ajo ka theksuar se Franca ka interes të veçantë për Ballkanin dhe se është e interesuar të përforcojë lidhjet me Kosovën, si dhe ta përmirësojë imazhin e kësaj të fundit, si vend që di të bashkëpunojë edhe në sfera ndëruniversitare e kulturore.

“Duke folur për përvojën e saj në Kosovë, ambasadorja Butel potencoi avancimin e marrëdhënieve bilaterale Kosovë-Francë, duke theksuar marrëveshjet në kulturë e ekonomi. Ajo veçoi marrëveshjen për bashkëprodhimin e filmave, si dhe projektin e impiantit të ujërave të ndotura në Prishtinë, që pas shumë vështirësive tani është në binarë”, thuhet në komunikatën për media.

Ndërsa, Kryeministri Kurti ka falënderuar ambasadoren Butel për bashkëpunimin dhe angazhimin në Kosovë përgjatë tre viteve, që nga shtatori i vitit 2019.

“Ai vlerësoi kontributin e saj për projekte në fusha të ndryshme të bashkëpunimit Francë-Kosovë, si dhe për thellimin e zgjerimin e marrëdhënieve bilaterale. Në veçanti theksoi përkushtimin e saj për të çuar përpara agjendën e procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës”, thuhet tutje në njoftim.

“Te Franca shohim shtetin aleat dhe popullin mik të Republikës së Kosovës. Vlerat e saj për lirinë, demokracinë, të drejtat dhe mirëqenien e qytetarëve, që i kemi mësuar nga Franca, duam t’i aplikojmë edhe në Kosovë, në vendimet tona dhe në përpilimin e programeve tona qeveritare, tha Kryeministri Kurti. Ai theksoi se ka mirëpritur përfshirjen aktive të Francës në procesin e dialogut për normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, me njohjen reciproke në qendër”.

Duke shprehur mirënjohje për kontributin e saj për Kosovën, Kurti i ka uruar ambasadores Butel suksese në angazhimet e saj të radhës.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...