Ministri i Jashtëm i Türkiye-s, Mevlüt Çavuşoğlu, në New York ku ndodhet për Asamblenë e 77-të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB) u takua me presidentin e Republikës Turke të Qipros Veriore (TRNC) Ersin Tatar dhe ministrin e Jashtëm, Tahsin Ertuğruloğlu, transmeton Anadolu Agency (AA).
Takimet diplomatike në New York, Çavuşoğlu i filloi me takimin me presidentin e TRNC Tatar dhe homologun e tij Ertuğruloğlu.
Në një postim nga llogaria e tij në Twitter, Çavuşoğlu tha: “Takimin tonë të parë në New York e zhvilluam me presidentin e Republikës Turke të Qipros Veriore (TRNC) Ersin Tatar dhe ministrin e Jashtëm Tahsin Ertuğruloğlu. Gjithmonë dhe në çdo vend ndodhemi pranë TRNC”.
Bëhet e ditur se takimi u zhvillua me dyer të mbyllura për median.