18/10/2024

Fushë-Kosova, problem me ujë të pijshëm, KRU del me njoftim

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka  paralajmëruar konsumatorët e Fushë-Kosovës, se shërbimin e ujit të pijshëm mund ta marrin përmes autoboteve.

Kjo ka ardhur pasi që, siç njofton KRU “Prishtina”, e ka pasur të pamundur të bëjë furnizimin e rregullt te tё gjithë konsumatorët, pas situatës me turbullirë në kanalin e Ibër Lepencit.

“Sot, njё autobot e kemi pozicionuar nё Rrugën “Arbёria” te lagjja Eliza, autobot ky i cili do të qëndrojë aty deri nё ora 13:00, pastaj do tё kalojë te kompleksi Ulpiana nё rrugën” Dardania” në Fushë-Kosovë’, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”, në Facebook.

Gjithashtu, ata kanë njoftuar se, autobotët do të lëvizin në të gjitha zonat e Fushë-Kosovës, me qëllim mbulimin e tërë qytezës me ujë të pijshëm.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...