26/12/2024

Bashkohet Opozita Shqiptare në Maqedoninë e Veriut

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Partitë opozitare shqiptare Lëvizja Besa, Alternativa dhe Lëvizja Demokratike, mbrëmë edhe zyrtarisht e kanë nënshkruar deklaratën e bashkëpunimit nën emrin “Lidhja Evropiane për Ndryshim”.

Sot ata e kanë publikuar deklaratën që parasheh bashkëpunimin mes tyre, ndërsa deklarata përmban shtatë pika.

Pika e parë e tyre parasheh anëtarësimin e plotë dhe të pazëvendësueshëm të Maqedonisë së Veriut në BE dhe thellimin e partneritetit me SHBA-të.

Pika e katërt është më e rëndësishmja dhe origjinalja e koalicionit, në të shkruhet: Barazi e plotë ndërmjet dy kombeve shtetformuese (maqedonasve dhe shqiptarëve), duke i mënjanuar të gjitha definicionet e deritanishme kushtetuese dhe ligjore të shprehura në terma numerikë, që sot shërbbejnë për t’i përcaktuar të drejtat e kombit shqiptar.

Marrëveshja e tyre gjithashtu parasheh hartimin e strategjisë kombëtare për kthimin e mërgimtarëve të aftë për punë.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...