06/07/2025

Vritet njëri prej grabitësve në Suharekë

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Dyshohet se njëri nga personat në kërkim për grabitjen e një argjendarie në Suharekë është vrarë sot në lagjen Arbëria në kryeqytet, pas një operacioni të Policisë së Kosovës.  

Deri më tash nuk ka konfirmim të policisë, mirëpo sipas dëshmitarëve i dyshuari ka mbetur i vrarë gjatë tentativës së policisë për ta neutralizuar atë.

Ndërkohë, në vendngjarje shihet trupi i pajetë, teksa në objektin ku ka ndodhur rasti shihet edhe njësia elite e Policisë, FIT.

Njëri nga grabitësit që ka marrë pjesë në vjedhjen e një argjendarie në Suharekë javën e kaluar, dyshohet se është vrarë të gjatë një operacioni policor në Prishtinën. Raportohet se dyshohet edhe për një polic të plagosur.

Personi që dyshohet se ka mbetur i vrarë është me inicialet D.G.

Policia e Kosovës më herët ka arrestuar dy të dyshuar që lidhen me grabitjen në Suharekë. Atyre u është caktuar masa e paraburgimit.

Ndryshe, më 22 nëntor ka ndodhur një plaçkitje e armatosur në një argjendari në qytetin e Suharekës. Në tentativën për ta parandaluar plaçkitjen është plagosur një polic i Kosovës në këmbë.

Tutje thuhet se gjatë zhvillimit të operacionit policor, një i dyshuar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policorë duke ua rrezikuar drejtpërdrejt jetën e tyre, me ç’rast është plagosur një zyrtar policor.

“Zyrtarët policorë në vetëmbrojtje janë detyruar të përdorin forcën proporcionale, duke arritur të neutralizojnë një të dyshuar, përderisa katër të dyshuar të tjerë janë arrestuar. Deri më tani numri i të arrestuarve ka shkuar në shtatë persona, një i neutralizuar dhe një tjetër ende gjendet në kërkim policor”, ka njoftuar policia.

Zyrtarit policor thuhet se i është ofruar ndihma mjekësore në SHSKUK, ku sipas informatave të para nga mjekët kompetentë i njëjti është jashtë rrezikut për jetë.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...