23/12/2024

PIPOS: 87% e qytetarëve që do ta votonin VV mendojnë se Sindikata është përgjegjëse për grevën

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Sipas të dhënave nga Instituti PIPOS, 55% të respodentëve kanë thënë se fajtorë për grevën në arsim janë Sindikatat, kurse 37 prej tyre e lanë fajtor Qeverinë. Ndërsa, 3.5 për qind vlerësojnë se është tjetër kush përgjegjës për grevën teksa 3.9 për qind kanë refuzuar të japin një mendim për këtë çështje.

Në pyetjen për grevën në arsim, se kush është përgjegjës për situatën e krijuar, 87% e qytetarëve që do ta votonin VV mendojnë se Sindikata është përgjegjëse për grevën.

Kurse, vetëm 8% e atyre që u shprehën se do të votonin për LVV e mbajnë përgjegjëse Qeverinë Kurti.

Ndërsa, respodentët që do të kishin votuar për LDK-në nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin sot, përgjegjës për grevën në arsim e mbajnë 59% Qeverinë, kurse Sindikatat 37 %.

Votuesit e PDK-së e mbajnë përgjegjëse Qeverinë e Kosovës për grevën në arsim me 69%, kurse Sindikatat me 21 %.
Ata që u shprehën se do të votonin për Aleancën e Ardhmërisë së Kosovës 61% për grevën në arsim e mbajnë Qeverinë, ndërsa Sindikatat me 26 %.

Kjo matje e opinionit publik është realizuar me 1,050 respondentë dhe u prezantua në Rubikon në Klan Kosova.

Ndryshe, greva në arsim ka hyrë në javën e tretë dhe ende asnjë marrëveshje mes Sindikatave të Bashkuara të Arsimit (SBASHK) dhe Qeverisë së Kosovës.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...