Sipas raportit të fundit (ora 07:14) të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, kolona të gjata raportohen në pikat kufitare Dheu i Bardhë dhe Merdar.
Në hyrje të pikës Dheu i Bardhë, kolona është 150 metra, ndërkaq pritjet janë 1 orë.
Kurse në Merdar, kolona e automjeteve arrin 100 metra, ndërkaq pritjet për të hyrë në Kosovë janë 20 deri në 30 minuta.
Mbrëmë janë raportuar pritje të gjata edhe në pikat e kalimit kufitar me Maqedoninë e Veriut. Kështu rreth orës 17:00 pritjet për të hyrë në Kosovë nga Maqedonia e veriut kanë qenë deri në një orë. /Telegrafi/