22/12/2024

Iran, të paktën 35 të vdekur në protestat pas vdekjes së një gruaje në arrest

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Numri i të vdekurve nga protestat në Iran për vdekjen e një gruaje të re në arrest policor është rritur në 35, sipas mediave shtetërore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Televizioni shtetëror iranian tha të premten vonë se 35 persona – protestues dhe policë – janë vrarë që kur protestat shpërthyen të shtunën e kaluar pas funeralit të Mahsa Amini-t, një gruaje 22-vjeçare iraniane, e cila vdiq pasi u arrestua nga policia morale në Teheran më 13 shtator për gjoja se kishte veshur hixhabin e saj në mënyrë të pahijshme.

Autoritetet kanë thënë se vdekja e saj për ishte për shkak të një sulmi në zemër, por familja e saj dhe shumë njerëz në Iran e kanë hedhur poshtë pretendimin, duke thënë se ajo ishte viktimë e brutalitetit të policisë. Autoritetet kanë premtuar një hetim të plotë për vdekjen e Amini-t.

Vdekja e saj ka shkaktuar një valë protestash në Iran gjatë javës së kaluar, ku protestuesit bëjnë thirrje për drejtësi dhe përgjegjësi.

Televizioni shtetëror tha se numri zyrtar i të vdekurve do të shpallet nga autoritetet iraniane më vonë, të cilat nuk kanë dhënë një numër të plotë të viktimave deri më tani.

Incidenti ka shkaktuar reagime nga shumë liderë botërorë dhe grupe të të drejtave të njeriut, përfshirë SHBA-në, e cila ka sanksionuar policinë morale të Iranit në përgjigje të “abuzimit dhe dhunës ndaj grave iraniane dhe shkeljes së të drejtave të protestuesve paqësorë iranianë”.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...