21/12/2024

Roth: Vuçiqi s’është më partner i besueshëm për shumë evropianë

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Micheal Roth, kryesues i Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit të Gjermanisë, ka kritikuar Aleksandar Vuçiqin, president i Serbisë.

Në një intervistë për gazetën serbe “Nova”, Roth ka argumentuar se Vuçiqi dhe regjimi i tij më nuk janë partner të besueshëm të shumë evropianëve.

“Gjatë mandatit presidencial të Vuçiqit, Serbia e humbi gjithnjë e më shumë statusin e një demokracie, në masën e saj të plotë”, tha ai.

Tutje, ai ka theksuar se demokracia në Serbi është në rrezik.

“Situata është jashtëzakonisht shqetësuese. Demokracia është në rrezik. Nuk dua të dorëzohem lehtë kur bëhet fjalë për perspektivën evropiane të Serbisë. Gjermania është një nga mbështetësit më të fortë të anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Serbinë. Por për shumë evropianë të përkushtuar dhe miq të Ballkanit Perëndimor, Presidenti Vuçiç dhe regjimi i tij nuk janë më partnerë të besueshëm. Nuk ka vend për miqtë e Putinit në BE”, tha ai.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...