15/01/2025

Nga shkurti fillon vaksinimi i vajzave 12-vjeçare kundër kancerit të qafës së mitrës

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Me rastin e fillimit të Javës së Ndërgjegjësimit kundër kancerit të qafës së mitrës, Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) u ka bërë thirrje të gjitha vajzave dhe grave të marrin vaksinën me qëllim të parandalimit dhe mbrojtjes kundër kësaj sëmundje malinje.

Kjo vaksinë nga muaji shkurt do të hyjë në kalendarin e rregullt të vaksinave në Kosovë, e ku do të vaksinohen vajzat që nga mosha 12 -vjeçare.

Në një tryezë diskutimi, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se testet e rregullta, duke përfshirë PAP testin dhe vaksinën kundër papilloma virusit, janë ndër intervenimet kryesore parandaluese të cilat duhet fuqizuar e shfrytëzuar krahas trajtimit cilësor shëndetësor të të prekurave.

Vitia theksoi se janë drejt finalizimit të programit nacional për kontroll të kancerit, derisa shtoi se kanceri i qafës së mitrës do të ketë vëmendjen e merituar krahas kancerit të gjirit, atij kolorektal e të tjerëve me rrezik më të madh potencial.

Ai shtoi se kanë siguruar rreth 15 mijë doza të vaksinës kundër papilloma virusit, derisa shtoi se që nga mesi i muajit shkurt do të fillojë vaksinimi i të gjitha vajzave të klasave të gjashta në gjithë vendin, për çka u bëri thirrje prindërve t’i përgjigjen pozitivisht vaksinimit.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se sëmundjet malinje e në veçanti kanceri i qafës së mitrës janë një sfidë e vërtetë për institucionet shëndetësore, shoqërinë tonë, shëndetin e grave dhe të gjithë atyre që preken nga këto sëmundje.

Ai shtoi se në Kosovë kanceri i organeve gjenitale femërore paraqet kancerin e dytë më të shpeshtë në mesin e kancerit të femrave, dhe të katërtin nga shpeshtësia në mesin e të gjithë grupeve të kancerit.

Po ashtu, edhe drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKShPK), Naser Ramadani tha se qëllimi i shënimit të javës botërore kundër kancerit të qafës së mitrës është sensibilizimi i qytetarëve, punëtorëve shëndetësorë dhe vendimmarrësve lidhur me këtë sëmundje, duke përfshirë edhe mënyrën e parandalimit.

Java e Parandalimit të kancerit të qafës së mitrës është një fushatë evropiane, e cila ka si qëllim të rrisë sensibilizimin dhe ndërgjegjësimin për parandalimin dhe kapjen e hershme të kancerit të qafës së mitrës te gratë.

Shoqata Evropiane e kancerit të qafës së mitrës që nga viti 2002 ka nisur organizimin e kësaj fushate, ndërkaq prej vitit 2007, Java Evropiane e Parandalimit të Kancerit të Qafës së Mitrës organizohet çdo vit në javën e fundit të janarit. /KP/Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...