22/12/2024

BE: Kosova rrezikon të mbetet prapa në rrugën drejt BE-së për shkak të veprimeve të njëanshme

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për çështje të politikës së jashtme dhe sigurisë, Peter Stano, ka thënë se dialogu vazhdon pavarësisht çështjeve teknike sikurse kjo e fundit që lidhet me vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës për ndalimin e dinarit.

Teksa është pyetur se a “frikësohen” se do të ketë një status quo të re në dialogun Kosovë-Serbi, Stano e ka mohuar një gjë të tillë.

“Dialogu vazhdon. Ne jemi duke punuar, dhe vazhdojmë të punojmë që ky proces të ecë përpara,  tu ndihmojmë palëve që më në fund të fillojnë të sillen në mënyrë konstruktive, që të mund të ecin përpara. Nuk kemi frikë se do të ketë një status quo të re, ose një ngërç”.

“Në fakt nuk frikësohemi nga asgjë, por vetëm për atë se populli i Kosovës dhe Serbisë, do të mbeten jashtë nga ajo që parashihet për ta në nga Procesi i Anëtarësimit, nga fakti se ne po i shohim të gjitha ato që ju po i përmendni në pyetjen tuaj, e për të cilat ne kemi reaguar gjatë javëve të fundit. Në veçanti në anën e Kosovës, me vendimet e njëanshme, dhe gjëra që kanë ngritur shqetësime, bashkë me mënyrën se si komunikohet nga ana e autoriteteve të Prishtinës. Këto krijojnë frikë tek ne, se Kosova mund të mbetet jashtë dhe të mbetet prapa”, u shpreh ai.

Megjithatë, Stano thekson se emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak bashkë me përfaqësuesin e lartë, Josep Borrell, do të vazhdojnë të punojnë në mënyrë që palëve t’iu mundësohet të bëjnë hapa në çështjet ku nuk ka pasur progres.

“Por ne vazhdojmë punën tonë, emisari ynë, bashkë me Përfaqësuesin e Lartë, vazhdojnë të punojnë me partnerët në rajon dhe ndërkombëtarët brenda BE-së dhe jashtë, për tu mundësuar dy palëve që të bëjnë hapa që t’i lejojë ata të vazhdojnë me dialogun e lehtësuar nga BE, për të gjitha çështjet ku nuk ka pasur progres deri tani, aty ku duhet të arrihet progres dhe në veçanti, në implementimin e asaj për të cilën ishin pajtuar në pranverën e kaluar në Bruksel e në Ohër”, shtoi ai.

Sipas BE-së, Kosova dhe Serbia arritën Marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve dhe Aneksit për zbatimin e saj në fillim të vitit 2023. Por, ato nuk janë duke u zbatuar, pavarësisht trysnisë ndërkombëtare.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...