Policia e Kosovës ka njoftuar se KFOR-i dhe autoritetet policore serbe kanë realizuar patrullim të përbashkët të shtunën në zonën kufitare. Ky deklarim i policisë vjen pas raportimeve në media se forca policore serbe janë parë brenda territorit të Kosovës, konkretisht në Bervenik të Podujevës.
Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, në një përgjigje për Telegrafin ka thënë se pas raportimeve se një qytetar ka parë forca serbe brenda territorit të Kosovës, janë ndërmarrë veprime konkrete duke trajtuar këtë informacion.
“Lidhur me informacionin e publikuar në disa media/portale, ku thuhej se një qytetar ka parë forcat serbe se kanë hyrë në territorin e Kosovës diku në zonën kufitare, në fshatin Bervenik të komunës së Podujevës, Policia e Kosovës menjëherë ka ndërmarrë veprime konkrete duke trajtuar këtë informacion”, ka njoftuar Kelani.