08/12/2025

Miratohen tri projektligje nga Komisioni për Siguri , siguria kibernetike dhe mbrojtja e informacionit

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Komisioni për Çështje të Sigurisë ka diskutuar me dyer të mbyllura kur janë përmendur kazinot në Karaçevë.

Kryetari i këtij komisioni, Bekë Berisha ka kërkuar nga mediat që të lirojnë sallën.

Në mbledhjen e së martës janë miratuar edhe tri projektligje.

Anëtarët e Komisionit për Çështje të Sigurisë kanë miratuar në parim projektligjin për Tubime Publike, Sigurinë Kibernetike dhe për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Çuni ka folur për ikjen e pjesëtarëve të FSK-së nga vendi. Për çka ka propozuar që të kërkojnë informacione nga Ministria e Mbrojtjes.

“Kishte me qenë mirë ne si komision t’ia bëjmë një pyetje me shkrim ministrit, se a është e vërtetë se ka rritje të numrit të pjesëtarëve të FSK-së që po largohen. Dhe si është interesimi i tyre për të konkurruar në Forcën e Sigurisë së Kosovës?”, ka thënë ai.

Ndërkaq, kryetari i komisionit Bekë Berisha i cili ka ngritur çështjen e kazinove në Karaçevë, ka kërkuar që të mbyllet komisioni për media.

“Në Karaçevë është paraqitur një problem tjetër… janë hapur kazinot. Si rregullohet ajo punë, MPB-ja ju ka thënë se duhet me thirr KFOR-in se është e përcaktuar. A mundeni të na i lironi sallën se po e mbyllim?”, ka thënë Berisha.

Mbledhja e komisionit ka vazhduar me dyer të mbyllura.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...