22/12/2024

Rezoluta e Parlamentit Evropian bën thirrje për heqjen e menjëhershme të masave ndaj Kosovës

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Parlamenti Evropian i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian për heqjen e menjëhershme të masave ndaj Kosovës.

Kështu thuhet në Rezolutën e miratuar të enjten nga Parlamenti Evropian.

Në këtë Rezolutë po ashtu i bëhet thirrje BE-së që të miratojë një qasje të balancuar për ndërmjetësimin ndërmjet palëve në dialog në mënyrë që të kapërcehet ngërçi aktual.

“(Parlamenti Evropian) mbështet normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe zhvillimin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës; i bën thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në dialog me mirëbesim dhe në frymën e kompromisit për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve të tyre, bazuar në njohjen reciproke, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe pa vonesa të mëtejshme”, thuhet në një ndër pikat e kësaj Rezolute.

“Parlamenti Evropian shpreh keqardhje për masat kufizuese të vendosura nga Këshilli kundër Kosovës dhe bën thirrje për heqjen e menjëhershme të tyre; i bën thirrje BE-së që të miratojë një qasje të balancuar për ndërmjetësimin ndërmjet palëve në mënyrë që të kapërcehet ngërçi aktual; kujton se dështimi i Dialogut do të kishte gjithashtu pasoja për rolin e BE-së si një lojtar i besueshëm i politikës së jashtme”, thuhet mes tjerash në Rezolutën e PE-së.

Parlamenti në këtë Rezolutë ka bërë thirrje që të ndërmerren masa ndaj Serbisë nëse rezulton se është përfshirë në sulmin e armatosur në Banjskë.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...