Mobileria “TE NASERI” në Suharekë së fundmi ka qenë kryetema e lajmeve në disa media lokale dhe qëndore, e tëra kjo shkak i një punetore e cila u largua nga puna veç pse agjëronte.
Anipse një gjë e tillë u mohua nga mobileria duke akuzuar punëtoren se është larguar nga puna dhe nuk i është përmbajtur kontratës, kjo e fundit, vajza i ka mohuar akuzat, madje duke thënë se ka fakte me pamje dhe zë se si pronari Naser Gashi i ka bërë presion punëtorëve shkak i agjërimit të muajit Ramazan.
Çuditërisht kjo mobileri sot ka organizu iftar siç thuhet tradicional./rti