08/07/2025

PD dorëzon projektligjin për lustracionin: Strukturat kriminale të komunizmit nuk kanë të drejtë për funksione publike

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bykykbashi ka dorëzuar në Parlamenti projektligjin për lustracionin.

Në një prononcim për mediat pas dorëzimit të këtij projektligji, Bylykbashi ka dhënë më shumë detaje.

Deputeti ka thënë se ky projektligj parashikon që “kushdo që ka qenë pjesë e strukturave kriminale të komunizmit nuk ka për të pasur të drejtë të marrë funksione publike për një periudhë të caktuar, ndërsa ata që janë do të largohen”.

Po ashtu, Bylykbashi ka deklaruar se për miratimin e këtij projektligji duhen 3/5 e votave të Parlamentit.

“Është e treta herë që ne e depozitojmë në Parlament këtë projektligj. Ne e depozitojmë me qëllim që në një seri të funksionarëve të shtetit shqiptar, drejtuesit e aparatit të dhunës dhe bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit që kanë kryer aktivitete kriminale, të mos jenë më në funksione publike”, tha Bylykbashi.

“Ky është një ligj që shkon në mënyrë serioze deri në fund të këtij problemi duke u pasuruar me një bazë të re kushtetuese. Ne gjykojmë që përputhshmëria është e plotë, është e njëjta bazë kushtetuese e cila vlente që në atë kohë për lustacionin”, shtoi ai.

“Ky është një ligj që miratohet me 3/5 e Parlamentit. Kemi huazuar dispozita nga ligji i dekriminalizimit. Ne siç e kemi premtuar, vijmë me këtë ligj i cili jo vetëm që garanton hapjen e dosjeve, çdo qytetar ka të drejtë të hapë çdo dosje të vetë, por secili të marrë vesh se kush është presekutori i tij. Nëse miratohet, ky ligj do të jetë në fuqi deri në vitin 2027”, tha deputeti i PD.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...