Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, u ka bërë thirrje partive të votojnë mocionin e tyre për shpërndarjen e Kuvendit.
Tahiri ka thënë se 30 qershori apo 7 korriku janë datat e duhura sipas tij, që të mbahen zgjedhjet e parakohshme.
Teksa ka bërë të ditur se do të votojnë mocionin e AAK-së për shkarkimin e Qeverisë, Tahiri ka theksuar se 30 maji është dita e duhur/fundit të shpërndahet Kuvendit, në mënyrë që të shkohet të zgjedhje më 30 qershor ose 7 korrik.
“Jemi në afet e fundit kur duhet të proces mocionet për shpërndarjen e Kuvendit. Në mënyrë që vendi ynë tu drejtohet kutive të votimit me datën 30 qershor ose 7 korrik siç kemi propozuar. Deri tani nuk jemi në një situatë ku kemi dakordim mes grupeve parlamentar që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme… është mirë që gjuhën e përbashkët që e kemi pasur si opozitë ta finalizojmë në një seancë, e cila do të mbahej javën tjetër…
Tahiri ka theksuar se shtatori duhet ta gjejë Kosovën me një Qeveri të re, teksa ka shtuar se shkuarja në zgjedhje në tetor është e padobishme.