22/12/2024

Konfirmohet rasti i parë i vdekjes nga gripi i shpendëve H5N2

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Rasti i parë fatal i gripit të shpendëve H5N2 në mbarë botën është konfirmuar në Meksikë. Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi se një burrë 59-vjeçar ndërroi jetë në kushte të rënda shëndetësore, pasi ishte paraqitur në spital me simptomat që përfshinin ethe, gulçim, diarre dhe të përziera.

Ai vdiq më 24 prill, në një institut të specializuar në kryeqytetin meksikan, disa orë pasi u shtrua në të për trajtim mjekësor.

Vdekja vjen pas zbulimit në mars të rasteve të H5N2 në zogjtë e kultivuar në shtetin e Michoacan, i cili është fqinj me shtetin meksikan ku jetonte viktima. Por sipas Ministrisë meksikane të Shëndetësisë, asnjë rast tjetër njerëzor i H5N2 nuk është identifikuar dhe nuk ka rrezik për popullatën e përgjithshme. Edhe OBSH e konsideron rrezikun e përhapjes së sëmundjes si të ulët. Lloji H5N2 është i ndryshëm nga H5N1 që shkakton shpërthimin aktual të lopëve në SHBA, në të cilin janë raportuar edhe tre vdekje në njerëz.

Gripi i shpendëve ka prekur kafshët e egra rreth e rrotull botës dhe tani është duke u përhapur edhe te lopët. “Nëse nuk e studiojmë nivelin e përhapjes së tij, atëherë ne nuk mund t’u tregojmë njerëzve për pasojat. Nuk duhet ta lëmë të na rrëshkasë situata nga duart”-njoftoi një grup patologësh të udhëhequr nga Lineke Begeman. Ajo thotë se relativisht pak njerëz janë infektuar me këtë virus, por ai ka një shkallë të lartë të vdekjes: më shumë se 50% e njerëzve të infektuar kanë humbur jetën. Për më tepër, ndikimi të kafshët ka qenë shkatërrues.

Ndërkaq, së fundmi shkencëtarët njoftuan se në kontinentin e Antarktidës për herë të parë është zbuluar gripi i shpendëve (H5N1). Sipas gazetës “The Guardian”, shkencëtarët në bazën Primavera, stacioni i kërkimit shkencor i Argjentinës në Antarktidë, ekzaminuan dy puffinë (zog deti) të ngordhur. Shkencëtarët theksuan se në dy puffinët u zbulua gripi i shpendëve dhe vunë re se këto ishin rastet e para në kontinentin e Antarktidës. Komiteti Shkencor për Kërkimet e Antarktidës raportoi se disa raste të dyshuara për H5N1 u gjetën gjithashtu në gjirin Hope në Antarktidë.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...