07/07/2025

Vazhdon zvarritja e Projektligjit për personat e zhdukur, heshtje nga institucionet

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Projektligji i ri i shumë kërkuar e shumë përfolur për personat e zhdukur ende nuk është miratuar nga Qeveria. Ministria e Drejtësisë thotë se drafti është dërguar në Zyrën e Kryeministrit, derisa familjarët e personave të zhdukur thonë se u ka humbur durimi. Zyra e Kryeministrit nuk ka dhënë informacione për përgatitjen e projektligjit.

“Çka është bërë me Ligjin e Personave që kanë plagë qe 23 vjet?”

Ligji të cilin Bajram Qerkini e përmend nuk dihet se çfarë faze të përgatitjes gjendet.

Kjo normë ligjore është kërkesë e vazhdueshme si e Qerkinit nga shoqata “Zëri i Prindërve”, ashtu edhe shumë familjarëve të personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Hartimi i Ligjit të ri për Personat e Zhdukur po zvarritet nga institucionet teksa familjarët thonë se po ju humbet durimi.

Ata tregojnë se institucionet u kanë premtuar se me këtë ligj do t’u njihet e drejta për të marrë dy pensione, atë të pleqërisë dhe kompensimin e të qenurit familjar i personave të zhdukur.

Kjo pasi që aktualisht, ata duhet të zgjedhin mes njërit prej tyre.

“Mjerisht të gjithë qëndrojmë me vesh hapur, kur, kur, kur? Unë kam qenë në një strategji, të cilën është thënë se është krye pjesa e jurispodencës së Kosovës, e kemi dërgua në komisioni, e kemi  kry, por në Kuvend ende s’ka dalë, pse s’ka dalë se nuk po do politika me rehatu popullin”, ka thënë Bajram Qerkinaj nga Shoqata  “Zëri i Prindërve”.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...