Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar të vrarët në 29 vjetorin e masakrës së Srebrenicës.
Ndërsa kujton 29 vjetorin, presidentja Osmani tha se Srebrenica nuk është vetëm një vend në hartë, por një simbol i nevojës së vazhdueshme për drejtësi, rëndësisë së të vërtetës dhe fuqisë së kujtimit.
Tutje u shpreh Osmani se thënë se tmerri ku u vranë 8 mijë djem e burra boshnjakë nga regjimi i Millosheviqit, janë kujtesë e mizorisë njerëzore.
“Sot, në Ditën Memoriale në shenjë të përkujtimit të gjenocidit në Srebrenicë, nderojmë kujtimin e jetëve të pafajshme të humbura dhe ripërsërisim se paqja e qëndrueshme është e mundur vetëm atëherë kur ka drejtësi për viktimat”, shprehet e para e shtetit të Kosovës Vjosa Osmani.