27/12/2024

Qeveria: BE-ja i ka të gjitha arsyet për t’i hequr masat e vëna

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Qeveria e Kosovës tha se Bashkimi Evropian ka i të gjitha arsyet për të larguar masat e vëna ndaj Kosovës, pasi që, sipas saj, Kosova ka përmbushur të gjitha kërkesat për desekalim të situatës në veri të vendit, kthimit të normalitetit dhe integrimit të serbëve atje.

Zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu tha për RTV21 se urojnë që gatishmëria e vendeve të BE-së të kthehet së shpejti në veprim për të larguar këto masa.

 

“Ne e kemi mirëpritur gatishmërinë e Bashkimit Evropian që të largojë masat e padrejta ndaj Kosovës. Me 22 prill, me rastin e përfundimit procesit të votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni në komunat e Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Zubin-Potokut dhe Leposaviqit, pa marrë parasysh rezultatin, Republika e Kosovës ka përmbushur obligimin e saj ndaj qytetarëve të saj dhe përgjegjësinë e marrë nga dakordimi në Brastislavë me Bashkimin Evropian për deeskalimin e situatës në veri të vendit. Sipas çdo parametri, deeskalimi në katër komunat në veri të vendit tashmë ka ndodhur. Rikujtomë se dy nga këto katër komuna kanë nënkryetare gra nga komunitete jo shumicë serbe, me të cilat si qeveri kemi komunikim dhe bashkëpunim të rregullt. Një pjesë e madhe e drejtorive në këto komuna drejtohen nga profesionistë të komunitetit serb. Procesi i konvertimi i targave në RKS është përmbyllur me sukses. Qytetarët kanë vijuar të pajisjen me dokumente të Republikës së Kosovës. Mbi 2/3 e numrit total të aplikimeve për konvertimin e patentë shoferëve ilegalë në ata të Republikës së Kosovës janë regjistruar në katër komunat në veri. Si dëshmi e radhës e normalitetit dhe integrimit. Bashkimi Evropian ka i të gjitha arsyet për të larguar masat e vëna. Ne urojmë që gatishmëria e tyre të kthehet së shpejti në veprim për të larguar këto masa”, ka thënë Kryeziu

Në anën tjetër, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano në një përgjigje për rtv21 ka thënë se diskutimet për heqjen apo jo të këtyre masave po vazhdojnë.

Masat e vendosura nga BE-ja ndaj Kosovës përfshinin: suspendimin e përkohshëm të grupeve punuese për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, mosftesën e Kosovës në takime të nivelit të lartë dhe suspendimn e vizitave bilaterale.

Gjithashtu, u suspendua edhe programimi i fondeve për Kosovën, të cilat ishin paraparë të dorëzoheshin përmes Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor dhe IPA 2024 (Intrumentet e Para Anëtarësimit).

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...