Kryetari i komunës së Shtimes, Qemajl Aliu ka bërë sot të ditur se bashkëpunimi i tyre me Institutin për Krime të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë është i rëndësishëm jo vetëm në aspektin institucional, por sidomos për qytetarët dhe për familjarët e viktimave të luftës së fundit.
Ai bëri të ditur se gjatë takimit që ka pasur me drejtorin e Institutit, Atdhe Hetemi, dorëzuan të gjitha materialet arkivore që posedojmë si institucion, të cilat dokumentojnë dëmet dhe krimet e kryera gjatë luftës së fundit në Komunën tonë.
“Materialet që kemi dorëzuar do të ndihmojnë në përgatitjen e një dosjeje të plotë me dëshmi dhe evidenca, të cilat do të jenë thelbësore për të mbajtur përgjegjës ata që kanë kryer krime të gjenocidit dhe krime kundër njerëzimit.