Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për rritje të shtesave për fëmijët. Kryeministri Albin Kurti në një konferencë për media ka bërë të ditur se shtesat po dyfishohen për shumicën e nënave e në disa raste edhe trefishohen.
“Skemën e shtesave po e sjellim me rritje të shtesave që po i dyfishojmë për shumicën e nënave e në disa raste edhe trefishojmë kur nëna ka tre fëmijë apo më shumë”, ka thënë Kurti.
Ai tha se për fëmijën e parë dhe të dytë shtesat e reja do të jenë 20 euro në muaj për secilin fëmijë, ndërsa për nënat që kanë tre fëmijë e më shumë shtesat do të jenë 30 euro në muaj për secilin prej fëmijëve.