Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se ka përfunduar aksioni i cili ka filluar në orët e mëngjesit në koordinim me Policinë e Kosovës-Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës dhe me gjykatën kompetente.
Në njoftimin për media bëhet e ditur se janë kryer bastisje në pesë lokacione, përkatësisht në Prishtinë, Kamenicë dhe në Viti, ku fillimisht janë arrestuar pesë persona të dyshuar, prej tyre një zyrtar i Shërbimit Korrektues.
Në këtë çështje penale janë në kërkim edhe dy persona të tjerë të dyshuar, të cilët nuk janë gjetur në objektet përkatëse.
Nga bastisjet e realizuara janë sekuestruar fatura e prova të tjera, të cilat do të shërbejnë në procedurën penale.
Prokuroria në koordinim me policinë do të vazhdojë me ndërmarrjen e veprimeve hetimore lidhur me këtë rast. /Telegrafi/